Ministri i Jashtëm austriak vizitë në Kosovë/ Schallenberg pro integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE

14/06/2022 12:50

Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me homologun e saj austriak, Alexander Schallenberg.

“Vizita ime po bëhet në kohën kur nuk është koha për biznes të zakonshëm. Ne duhet të kemi parasyshë që Moska e ka mundësinë të destabilizojë rajonin dhe kjo ngre alarmin. Mendoj se sulmi i Rusisë në Ukrainë duhet ta zgjojë BE-në për integrim të rajonit. Pra duhet të hapen negociatat për Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.

Në këtë rajon që rrethohet nga shtetet e BE-së nuk duhet ta tejkalojmë këtë rajon dhe do ta kërkojmë në mënyrë të vazhdueshme integrimin.

Dialogu është i nevojshëm mes Beogradit dhe Prishtinës, qoftë për energjinë dhe fishat e tjera. Është e natyrshme që duhet të ketë normalizim dhe njohje të ndërsjellë’, tha ministri i Austrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA