Liverpool e bën lojtarin më të shtrenjtë në histori, Barcelona refuzoi këshillën e Suarez

14/06/2022 20:25

Darwin Nunez mund të cilësohet si një nga goditjet më të bujshme të Liverpool në sezonet e fundit teksa The Reds do të paguajnë plot 100 milionë euro për ta transferuar uruguajanin nga Benfica. Sulmuesi që spikati me golat e shënuar sezonin e kaluar, do të shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë të historisë së anglezëve duke lënë pas Virgil Van Dijk.

Megjithatë, karriera e Nunez mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër nëse Barcelona do ia kishte vënë veshin këshillës së Luis Suarez. Sulmuesi ia sugjeroi katalanasve Nunez që në atë kohë (viti 2019) aktivizohej te Almeria në Spanjë. Megjithatë, drejtuesit katalanas ende nuk ishin të bindur për cilësitë e futbollistit 22-vjeçar dhe vendosën të mos e transferonin në Camp Nou.

“Kur Nunez aktivizohej te Barcelona, iu thashë drejtuesve për sulmuesin. Ua bëra të qartë se Nunez kishte diçka speciale, por ata këmbëngulën se ishte ende i ri dhe vendosën të mos investonin për ta transferuar ”, tregon Suarez. Megjithatë, tashmë te Barcelona duhet të jenë bërë pishman pasi në atë kohë, kartoni i Nunez nuk vlente më shumë se 15 milionë euro ndërsa me uruguajinin në organikë, do të kishin zgjidhur edhe problemet në fazën ofensive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA