Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena tha se nëse s’ka reflektim deri të premten, Komiteti Drejtues do të dalë me vendim tjetër.

“Sot nis greva e avokatëve për 4 dite siç është bërë e ditur. Kjo masë është marrë për të kundërshtuar vendimin e KLGJ.  Ky vendim bie ndesh me aksesin në drejtuesi për gjithë popullsinë. Theksojmë vendosmërinë e avokateve të Korçës.  Nëse s’ka reflektim deri të premten Komiteti Drejtues do dalë me vendim tjetër. Të gjithë avokatët janë në unison me njëri- tjetrin”, tha Lena.

Me kërkesën se qeveria e gjyqësorit duhet tërhiqet nga harta e re gjyqësore duke nisur nga kjo e martë dy mijë avokatë në gjithë vendin do te nisin bojkotin e proceseve gjyqësore në themel.

Nga ky bojkot  bëjnë përjashtim masat e sigurimit personal me të arrestuar.

Si argument veç interesit të qytetarëve avokatët pretendojnë se Shqipëria ka dalë nga një model i dështuar ku më shumë se dy dekada më parë ishte vetëm një gjykatë Apeli ashtu sikurse parashikohet në hartën e re gjyqësore.

Me këmbënguljen e po tentohet të trukohen dëmet që shkaktoi Vettingu në dëm të qytetarëve avokatët paralajmërojnë  përshkallëzim të kësaj greve.

KLGJ shkriu 18 gjykata duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, duke hequr pesë gjykatat administrative që do jenë në vetëm dy, një në kryeqytet dhe një në qytetin e Lushnjës dhe duke lënë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë nga 22 që ishin.

Kreu i Dhomës së Avokatisë akuzon se nuk u përfillën dhe se qytetarët nga drejtësia që nuk do aksesojnë dot do kalojnë ne vetëgjyqësi .

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA