Fakti që ishte një prej atraksioneve më të famshme turistike të Hong Kongut, e është shfaqur dhe në disa filma hollivudiane, nuk e shpëtoi dot restorantin lundrues Jumbo, i cili është tërhequr për t`u nxjerrë nga qyteti pasi është vjetëruar shumë, dhe përpjekjet disa vjeçare për rijetësimin e tij, nuk çuan asgjëkundi.
Restoranti-varkë, 76 metra i gjatë mund të organizojë 2300 darka njëherazi, por tashmë është është lëvizur nga streha e tij jugore, ku qëndroi për gati gjysmë shekulli.
I projektuar si një pallat perandorak kinez dhe i konsideruar dikur si një pikë referimi që duhej parë medoemos, ky restorant tërhoqi vizitorë të famshëm duke nisur nga Mbretëresha Elizabeth II tek Tom Cruise, e u shfaq në disa filma “Contagion” të Steven Soderbergh-ut, që i referohej një pandemie vdekjeprurëse globale.
Si për ironi, ishte pikërisht pandemia e koronavirusit që u përmend nga operatorët e restorantit luksoz si arsye për mbylljën përfundimtare të dyerve të tij marsin e 2020, pas rreth një dekade vështirësish financiare.
Pronari i restorantit, Melco International Development njoftoi muajin që shkoi se përpara skadimit të licencës në qershor, Jumbo do të largohej nga Hong Kongu dhe do të dërgohej diku tjetër, në pritje të një operatori të ri. Largimi i kësaj ikone të qytetit, padyshim ngjalli emocion mes vendasve.
“Erdha posacërisht për të, për të parë momentin kur e largojnë. Ka qenë për shumë vite simboli i Hong Kongut, kam ngrënë dhe unë dikur atje. Besoj se do të kthehet dhe e pres me padurim atë moment.”– tha Wong
Top Channel