“Do të vrasim veten?!”/ Dëbimet e azilkërkuesve në Britani drejt Ruandës, rrëfimet e trishta të tyre

14/06/2022 14:11

“Nuk mund të ha, nuk mund të fle. Pse duhet të shkoj në Ruanda?”

Zahir, 25-vjeçari i cili nuk dëshiron të japë emrin e tij të vërtetë, u largua nga Iraku dy muaj më parë.

Ai tha se jeta e tij ishte në rrezik pasi u përlesh me një anëtar të familjes që kishte lidhje me qeverinë dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste.

Udhëtimi i tij prej 3,500 miljesh nëpër Turqi dhe Evropë i zgjati rreth një muaj, kryesisht duke udhëtuar në pjesën e pasme të një kamioni në një udhëtim të organizuar nga trafikantët e qenieve njerëzore.

Ai kaloi edhe nëntë ditë të tjera në Calais përpara se të hipte në një varkë për të shkuar në Mbretëri të Bashkuar, duke prekur bregun më 23 maj të këtij viti.

Më pak se një muaj pasi shkeli në plazhet e Doverit, atij iu tha nga zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar se ai dhe një mik me të cilin udhëtoi, do të jenë në aeroplanin e parë për në Ruandë të martën.

Duke folur për Sky News me telefon nga qendra e paraburgimit në Colnbrook House pranë Heathrow, ai tha: Më thanë se do të shkosh në Ruandë nesër. Por ne pyesim ‘pse të shkojmë nesër në Ruanda?’

“Ne jemi shumë, shumë nervozë, jemi shumë, shumë të pakënaqur. Nuk dimë çfarë të bëjmë. Nuk e dimë pse jemi këtu.”

Mundësitë për një sfidë ligjore po pakësohen dhe rritet akoma edhe më shumë mundësi që Zahiri të fluturojë 6000 milje drejt një kontinenti tjetër dhe në një të ardhme shumë të pasigurt.

Ai thotë: Unë nuk mund të ha, nuk fle, asgjë. Ne nuk duam të shkojmë në Ruanda. Zyra e Brendshme  më pyeti “pse largohesh nga Iraku? Pse dëshiron të kërkosh azil?” dhe unë thashë vetëm që “jeta ime është në rrezik.

“Ata thonë ‘OK’ dhe na japin një biletë për të thënë se rasti është refuzuar. Dhe ata na japin një biletë, drejtimin e largimit për në Ruanda. Ata nuk bënë pyetje tjetër se çfarë ndodhi, apo pse, me kë .”

Në një qendër të ngjashme paraburgimi, Brook House në Gatwick, Sayed, (jo emri i tij i vërtetë) dhe shoku i tij kanë arritur të shtyjnë deportimin e tyre në Ruandë.

Të dy janë nga Afganistani. Sayed u largua në vitin 2018 dhe shoku i tij Abdul u largua vitin e kaluar pasi talebanët morën kontrollin e vendit. Abdul pretendon se është plagosur nga një shpërthim dhe ende ka dhimbje nga plaga.

“Talibanët u përpoqën ta vrisnin”,  thotë Sayed, duke folur me telefon brenda qendrës së paraburgimit.

“Ai u godit nga një bombë. Ai ende vuan. Ai ka shumë dhimbje në kokë, dorë, trup. Ai gjithmonë shkon te mjeku dhe merr tableta.”

Sayed erdhi fillimisht në Britaninë e Madhe në moshën 15-vjeçare në vitin 2008, më pas ai shkoi në Francë dhe u ndalua duke u kthyer me një varkë në fillim të këtij viti.

Ai u pagoi trafikantëve 1,900 £ për të kaluar përsëri mbi Kanalin Anglez. Ai ka familje në Birmingham dhe shpreson se do të jetë në gjendje të bashkohet me ta. Ai thotë se ai dhe Abdul preferojnë të vdisnin sesa të deportoheshin në Ruandë.

Ne do të vrasim veten. Është shumë e vështirë për ne ju e dini. Ne kemi ikur nga vendi ynë, dhe ata tani po na dërgojnë në Ruanda. Kjo nuk është e drejtë. Ne duam të drejtat tona në Mbretërinë e Bashkuar. Unë kurrë nuk kam dëgjuar për Ruanda në jetën time”.

Ka pak për të bërë Sayed dhe Abdul veçse të presin.

Pas gardheve me tela me gjemba në Brook House, të arrestuarit mund të shohin një moment të shkurtër të avionëve që fluturojnë në pistën e aeroportit Gatëick, pikërisht përballë rrugës. Asnjëri prej tyre nuk e di me siguri nëse së shpejti do të jetë në një aeroplan që shkon në Afrikë.

Nëse e bëjnë, kjo nuk është për shkak se ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil në MB, por sepse ata erdhën në MB duke paguar trafikantët për të kaluar Kanalin me një varkë, dhe qeveria beson se kjo politikë do t’i pengojë të tjerët që bëjnë të njëjtën gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA