Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e infektimeve brenda 24 orëve në vendin tonë, ku janë kryer 453 testime dhe rezultuan pozitivë 83 qytetarë.
Ndarja e të infektuarve është 48 në Tiranë, 9 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Gjirokastër, Korçë, Poliçan, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kavajë, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë.
Deri më tani janë 373 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,951 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 83
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 453
Testime totale 1,835,697
Raste pozitive 276,821
Raste të shëruara 272,951
Raste Aktive 373
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 248
Fier 50
Vlorë 36
Gjirokastër 9
Korçë 8
Shkodër 8
Durrës 7
Berat 5
Elbasan 2
Top Channel