Avokatët e Vlorës i bashkohen bojkotit të seancave gjyqësore: Harta e re fut në kolaps sistemin e drejtësisë

14/06/2022 11:15

Bojkotit të seancave gjyqësore i është bashkuar edhe dhoma vendore e avokatisë në Vlorë.

Avokatët kanë kundërshtuar hartën e re gjyqësore që sipas tyre fut edhe më tej në kolaps sistemin e drejtësisë.

Kreu i dhomën së avokatisë Vlorë, Durim Barjamaj ka theksuar se harta e re gjyqësore krijon probleme ndërsa është nisur sot me bojkot katër ditor ndërsa në vijim mund të shkohet edhe në bojkot të masave të sigurisë ç’ka fut në kolaps shtetin.

Gjate kësaj të marte janë pezulluar 60 seanca në gjykatën e Faktit, 40 apeli, 24 gjykata administrative Vlorë.

Gjyqe te pezulluara për tre ditët ne vijim në Vlorë janë në total 349:

Gjykata e faktit

Data 14 – 60 gjyqe

Data 15 – 53 gjyqe

Data 16- 45 gjyqe

Data 17- 2 gjyqe

Total 160 gjyqe

 

Gjykata e Apelit

Data 14- 28 gjyqe

Data 15- 43 gjyqe

Data 16- 43 gjyqe

Total 114 gjyqe

 

Gjykata administrative

Data 14- 24 gjyqe

Data 15 -10 gjyqe

Data 16- 18 gjyqe

Data 17- 13 gjyqe

Total 75 gjyqe

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA