Një anije e tejmbushur me bagëti është fundosur të dielën në Sudan, duke vrarë shumicën e kafshëve në bord, njoftonin zyrtarët.
Transportuesja e gjësë së gjallë ‘Badr 1’ rezultonte se kishte 15,800 bagëti në bord edhe kishte një kapacitet prej vetëm 9,000 teksa po eksportonte kafshët drejt Arabisë Saudite, nga porti i Suakin në Sudan.
Anëtarët e ekuipazhit i mbijetuan të gjithë fatkeqësisë por numri i madh i kafshëve të vdekura mund të shkaktojë probleme mjedisore për portin.
Një zyrtar i portit sudanez tha për rrjetin AFP: “Anija Badr 1, u mbyt në orët e para të së dielës. Ajo kishte në bord 15,800 kokë bagëti që ishte përtej kapacitetit të saj të ngarkesës”.
Zyrtari shtonte: “Fundosja e anijes do të ndikojë në operacionet e portit, dhe me shumë gjasa do të ketë pasoja mjedisore prej numrit të madh të kafshëve që kishte në bord”.
Omar al-Khalifa, kreu i shoqatës së eksportuesve vendas, tha se anija ishte mbytur ngadalë dhe kishte mundësi për t’u shpëtuar.
Vlera totale e bagëtive në bord ishte rreth 14 milionë realë sauditë, ekuivalentja e 4 milionë dollarëve, shtoi zyrtari duke konfirmuar se gjëja e gjallë ishte ngarkuar në portin e Suakin.
Ai shtonte se rreth 700 bagëti ishin shpëtuar por ishin në gjendje të keqe shëndetësore dhe nuk pritej të jetojnë gjatë.
Selim kërkonte hetime mbi incidentin e rëndë.
Porti historik i Suakin nuk është më pika kryesore tregtare e Sudanit, pasi është zëvendësuar tashmë nga Port Sudan, rreth 60 kilometra më larg në bregun e Detti të Kuq.
K pasur përpjekje për rizhvillimin e portit të Suakin por një marrëveshje e vitit 2017 me Turqinë për rinovimin e ndërtesave historike u pezullua pas largimit të presidentit të vjetër Omar al-Bashir.
Sudan mbetet në krizë ekonomike që prej grushtit ushtarak të shtetit vitin e kaluar, të drejtuar nga kreu ushtarak Abdel Fattah al-Burhan.
Pushteti i ri ushtarak është refuzuar nga vendet Perëndimore që kërkojnë vendosje të një administrate të përhershme.
Top Channel