Shqipëria mund të bëhet pjesë e mekanizmit të Bashkimit Europanë për mbrojtjen civile.
Pjesë e këtij mekanizmi janë 27 vendet anëtare të unionit dhe Islanda, Norvegjia, Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Kryeministri Edi Rama i dorëzoi këtë të hënë kërkesën për t’u bërë pjesë e këtij mekanizmi komisionerit të BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič.
Lenarčič, duke kujtuar ndihmën e dhënë nga BE gjatë tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 dhe së fundi ndihmën me ndërhyrje nga ajri për të shuar zjarrin në ishullin e Sazanit, tha se e mbështet këtë kërkesë.
“Është kënaqësi që jam sërish në Shqipëri. Misioni im i parë zyrtar, sapo mora detyrën ka qenë në Shqipëri, pas tërmetit të tmerrshëm në Durrës dhe zonat përreth.
Sot kam ardhur në rrethana më të mira, dhe pse ka pasur një zjarr të madh në Sazan. Në të dyja rastet, me kërkesë nga Shqipëria, mekanizimi i mbrojtjes së BE-së u aktivizuar menjëherë. 2.5 vite më parë reagimi ynë ishte shumë më i madh, pasi tërmeti la shumë pasoja
Ajo që mund të mësojmë nga këto dy tragjedi është se në të gjitha rastet, Shqipëria ka pasur mundësinë të mbështetet te solidariteti i BE-së. Jam i lumtur që sot më keni dorëzuar letrën zyrtare që Shqipëria të bëhen pjesë e këtij mekanizmi”.
Top Channel