Nadia Ivanova duhet të kishte gati të korrat e saj, por deri më tani në fermën e saj në Ukrainën jugore, ajo ka arritur të mbledhë vetëm bomba. Trupat ruse bombarduan fermën e saj prej 4,000 hektarësh pranë qytetit të Mykolaiv, ndërsa përpiqeshin të përparonin drejt veriut në mars.
E tashmë ndërsa bllokimi i drithit ukrainas ngjall frikën për një krizë globale ushqimore, pengesat janë të shumta për Nadian e cila kishte të punësua 76 njerëz.
Nadia Ivanova:“Së pari është e pamundur të shesësh drithëra dhe nuk ka para për ta rregulluar (fabrikën e përpunimit të shkatërruar), së dyti specialistët që zakonisht mund ta riparojnë atë nuk janë të vendosur në rajonin e Mykolaiv dhe ne jemi afër frontit të betejës, kështu që askush nuk vjen. .”
Në kohë paqeje, prodhimi i fermës është më shumë se 12,000 ton në vit dhe ishte i destinuar për tregun e brendshëm dhe për eksport në Evropë, Afrikë dhe Kinë. Por sot, magazinat e saj mbajnë 2000 ton drithë të sezonit të kaluar.
‘Mendoj se do të kemi humbje të mëdha, së pari është humbja e kapaciteteve bujqësore, së dyti është humbje parash sepse nuk ka eksport dhe nuk ka ku të eksportohet, nuk ka shitje të grurit, kështu që realisht do të ndikojë në gjithçka në të ardhmen.”
Hekurudhat në Ukrainë janë shkatërruar pjesërisht nga ushtria ruse dhe çdo anije po përballet me rrezikun e mbytjes pasi porti i Mykolaiv është vënë në shënjestër të raketave. Si rezultat, çmimi i drithit për ton ka rënë në 100 dollarë nga më shumë se tre herë se para luftës
Top Channel