Lufta anti-korrupsion/ Manja: Në katër vite u dhanë 114 mld lekë për organet e drejtësisë, do të shtojmë buxhetin nëse…

13/06/2022 18:41

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja është shprehur ditën e sotme në konferencën anti-korrupsion se tashmë janë krijuar mekanizma të tilla ligjorë që sistemi të kontrollohet lehtë e të jetë llogaridhënës.

Ministri u shpreh se në katër vite janë investuar në drejtësi 114 miliardë lekë dhe në SPAK do të ketë të tjera invstime nëse do të jetë e nevojshme të shtohet numri i prokurorëve.

Ulsi Manja: Janë mekanizma të duhura ligjorë që sistemi të kontrollohet dhe të jetë llogaridhënës. Pasi reforma në drejtësi të përfundojë, janë mekanizma të duhura që sistemi të mos bjerë më në pikën ku ishte.

SPAK-ka dhënë rezultatet e para të prekshme të korrupsionit. Ishte diçka e paimagjinueshme pak kohë më parë por tashmë SPAK- është një garanci që lufta kundër korrupsionit do të garantojë sukses.

Kjo nuk do të ishte bërë e mundur nëse në periudhën 2016-2022 114 miliardë lekë janë dhënë nga qeveria shqiptare në këtë sistem . Pa llogaritur këtu ndihmë që ka dhënë BE-ja dhe SHBA-ja.

Jemi të gatshëm që të buxhetojmë edhe shtimin e numrit të prokurorëve në SPAK, deri në atë numër që do të ketë nevojë SPAK-u.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA