Fenomeni i braktisjes së vendit duke se nuk ka të ndalur. Çdo vit  nga çdo zonë rurale dhe jo vetëm e Lushnjes, duket qartë boshatisja e vendbanimeve të tyre.

Një nga këto zona është dhe fshati Kupas i njësisë administrative Hysgjokaj të Bashkisë Lushnje. Dikur një nga fshatet me mbi 100 banesa tashmë me vetëm 30 banesa, gjen njerëz dhe këto janë pleq të vetmuar.

Për një jete më të mirë të rinjtë e këtij fshati janë larguar drejt vendeve të BE duke lënë të shkretë këtë zonë. Për ata që kanë ngelur jeta është e vështirë.

Të vetmin mundësi ekonomike që mund të sigurojnë të ardhura kanë bujqësinë, por me rritjen e çmimeve të inputeve bujqësore dhe çmimit të karburantit, këta banorë po i lënë tokat djerre. Dikur në tokat e këtij fshati mbillje me hektarë të tërë kultura e duhanit e cila tashmë nuk ndodh më.

Të gjendur përpara këtyre vështirësive ekonomike për këta banorë sytë janë nga fëmijët apo të afërmit që janë në emigrim që tju dërgojnë sado pak para, sa për tu ushqyer.

Parashikimi i këtyre banorëve është se pas 10 vitesh ky fshat nuk do të ketë asnjë familje që do të jetojë, duke u futur në hartën e fshatra të zbrazur totalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA