Rrjetet sociale janë kthyer në një rrezik për të miturit, sidomos nga ngacmimet seksulale, pasi dita ditës dalin në pah raste të shumta pedofilie të denoncuara. Fiks Fare ngriti sërish zërin, duke denoncuar mbrëmjen e të hënës dy raste pedofilie.
Të dy pedofilët e denoncuar nga Fiks Fare me audio e video pretë e tyre i gjenin nëpërmjet Facebook-ut. Kjo platformë tashmë është kthyer në trend ku fare pa u shqetësuar pedofilët shfaqin anët e tyre më të errëta, pa e llogaritur fare se më çfarë grupmoshë kanë të bëjnë nga ana tjetër e rrjetit.
Rastet që solli Fiksi ishin se të dy pedofilët me anë të adresave të tyre të FB kontaktonin me vajza të mitura të moshës 13- 14 vjeçare. Edhe pse e dinë moshën e tyre , kjo nuk i pengon ata t’u dërgojnë foto dhe video intime, e më pas kërkojnë edhe takime me to.
Altin Boriçi nga Fieri shkëmben mesazhe me të miturën në rrjetin social Facebook dhe nuk nguron t’i tregojë për eksperiancat me të miturat, duke i thënë që të mos ketë frikë. Ai momentalisht jeton në Greqi dhe për bisedën me të miturën përdorë kameran e FB.
Kështu ai në bisedë me kamera i shpjegon të miturës si kryhet akti seksual, pa u shqetësuar asnjë moment për moshën e saj. Madje sipas tij nëse shikon porno në google, aty vajzat janë 10-12 vjeç që kryejnë marrëdhënie seksuale.
Altini i thotë të miturës se ai do vetëm ta zhvirgjërojë dhe ta mësojë për më vonë. Për këtë sjell edhe një shëmbull që sipas tij vetëm një ditë më parë kishte zhvirgjëruar një të mitur.
Ndërkohë një tjetër person ka shkruar në adresën e bashkëpunëtores së Fiksit të prezantuar si 14 vjeçare, edhe këtë herë ka qenë një zotëri nga Fieri i quajtuar Arsijan Aliaj. Edhe ky pasi i ka dërguar foto intime të miturës, i ka kërkuar t’i mësojë edhe pozicionet e seksit.
Kështu në takimin e parë të zhvilluar në kryeqytet ai këmbëngul që takimin ta bëjnë në banesën e motrës së tij për të cilën ka çelësat dhe është shumë romantike.
Përveç të tjerash 37 vjeçari i prezantuar si 25 vjeç i thotë të miturës të mos tregojë për marrëdhënien e tyre dhe se nuk udhëtoi nga Fieri vetëm për një kafe, por kërkon shumë më shumë gjëra. Por këto do t’ia shpjegonte dhe bënte nëse vajza do ta ndiqte tek shtëpia .
Takimi i tyre në kryeqytet u finalizua me prangosjen e pedofilit që udhëtoi nga Fieri për një takim “romantik”, me të miturën. Gazetarët e Fiksit kërkuan ndihmën e policisë, dhe bën të mundur kapjen në flagrancë të pedofilit.
Top Channel