Përmes praktikave të punës që kryhen në insitucionet shtetërore, shumë studentë kanë mundësi që në fund të marrin një certifikatë që u njihet si eksperience punë.
“Kemi dhe ato që quhen praktika pune por ato zhvillohen gjatë periudhës së verës që do të thotë qershor-tetor, praktika, që në fund studentët që kanë dëshirë thjesht që të hyjnë dhe të kuptojnë më mirë se si funksionon profesioni i tyre, në një kuote prej 15 ditësh punë zhvillojnë në praktikë pune në bashkinë e Tiranës dhe pajisen me vërtetimin përkatës në përfundim të saj. Vlen si një eksperiencë pune patjetër për ta bashkangjitur më pas në CV”, thotë Marsida Pinari, specialiste ne Drejtorinë e Përgjithshme të Burimeve Njerëzore.
Por jo vetëm studentët, edhe të rinjtë që i kanë përfunduar studimet mund të aplikojnë për intershipe pranë bashkisë së Tiranës.
“Kemi dy projekte shumë të bukura që kanë të bëjnë me projekte me studime, janë intershipe që zgjasin për tre muaj, dhe në fund përveç certifikatës, të jepet dhe mundësia e fitimit të një çmimi vlerësimi, përpos eksperiencës që fiton duke punuar”.
Në të tilla raste, ka pasur dhe nga ato që vetë institucionet publike i quajnë histori suksesi.
“E bukura e angazhimit në institucionin tonë është jo vetëm fitimi i eksperiencës por kemi pasur dhe raste suksesi që promovohen nga drejtoritë përkatëse. Shume të rin që vlerësohen dhe sjellin diçka të re janë vlerësuar dhe punësuar sot për sot dhe quhen raste suksesi. Kemi shumë të rinj që në fund të intershipit u është dhënë mundësia që të jenë pjesë e strukturës tonë”.
Çdo vit ka mesatarisht edhe 400 aplikime për praktika mësimore nga studentë të fakulteteve të ndryshme në kryeqytet, të cilat në fund përkthehen në kredite akademike.
Top Channel