Bardhi kujton deklaratën e kryeministrit te Sokol Balla: Rama mbrojti Agim Kajmakun! Të miratohet vetting-u në politikë

12/06/2022 12:06

Edi Rama është përgjegjës për kriminalizimin e qeverisjes qendrore dhe lokale. Ai nuk mund të fshihet dhe nuk mund ti ikë përgjegjësisë së tij.

Gazment Bardhi, pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës për trafik droge në Itali, akuzon qeverinë për kriminalizimin e qeverisjes qendrore dhe lokale. Demokrati ka publikuar një pjesë nga një intervistë e kryeministrit dhënë për gazetarin Sokol Balla, ku mohon çdo akuzë për Agim Kajmakun, atë kohë kryetar i bashkisë Vorë.

“Ai nuk mund të fshihet dhe nuk mund ti ikë përgjegjësisë së tij. Edi Rama e emëroi Agim Kajmakun kryetar të bashkisë së Vorës dhe ai do të ishte sot në detyrë nëse PD nuk do kishte denoncuar të shkuarën e tij kriminale. Asokohe Edi Rama dhe Belinda Balluku, në vend të ndjesës ndaj qytetarëve, zgjodhën baltën ndaj denoncuesve.

Që nga muaji tetor 2021 Edi Rama ka bllokuar iniciativën e PD për vettingun e politikës. Sot më shumë se kurrë ajo iniciativë duhet të ecë përpara, duke garantuar jo vetëm largmin e të inkriminuarve nga qeverisja, por edhe shkëputjen e lidhjeve mes krimit dhe politikës”, shkruan Bardhi.

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Kajmaku është ndaluar në 27 maj, pasi u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, së bashku me nipin e tij.

Droga, që u gjet e fshehur brenda disa vazo lulesh, nëse do të shitej, do të kapte vlerën e 1 mln euro. Ish-kryebashkiaku, klient prej kohësh në një fidanishte të njohur nga Grottamare, pasi bleu bimët, bashkë me nipin shkuan në shtëpi. Policia që po i ndiqte kontrolloi banesën, por nuk gjeti gjurmë droge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA