Zyrtarët ukrainas dhe britanikë paralajmëruan të shtunën se forcat ruse po mbështeten në armët me potencial për të shkaktuar viktima masive, ndërsa përpiqen të bëjnë përparim në marrjen nën kontroll të pjesës lindore të Ukrainës.
Bombarduesit rusë dyshohet se kanë lëshuar një raketë të rënda që përdoret kundër anijeve, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Raketat “Kh-22” u krijuan kryesisht për të shkatërruar aeroplanmbajtëset duke përdorur një kokë bërthamore.
Kur përdoren në sulmet tokësore me koka luftarake konvencionale, ato “janë shumë të pasakta dhe për këtë arsye mund të shkaktojnë dëme të rënda dhe viktima”, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Të dyja palët kanë shpenzuar sasi të mëdha armatimi në atë që është shndërruar në një luftë gërryese për rajonin lindor të minierave dhe fabrikave të qymyrit të njohura si Donbas.
Rusia ka të ngjarë të përdorë raketat kundër anijeve sepse nuk ka raketa më të sakta moderne, tha ministria britanike.
Kjo ministri nuk dha detaje se ku mendohet se ishin vendosur saktësisht raketa të tilla dhe nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm nga autoritetet ukrainase për përdorimin e raketave 5.5 ton, raporton agjencia e lajmeve AP.
Top Channel