![](https://img.youtube.com/vi/V4eqSoMJ674/maxresdefault.jpg)
Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka publikuar tezën e provimit të letërsisë disa minuta para përfundimit të testimit, duke fajësuar përgjegjësit për korrupsion dhe paaftësi.
Me anë të një postimi në “Facebook”, ai u shpreh se teza ka dalë nga klasat dhe po poston vetëm një fletë të saj për të mos u bërë pjesë e kësaj problematike.
Nga ana tjetër rregullorja e maturës parashikon ndjekje penale për personat e tretë që e publikojnëe tezën e provimit.
Postimi i Luçiano Boçit:
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!
Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës.
Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit.
Top Channel