Ky është Petraq Gjika, 67 vjeçari që u vra ditën e sotme në Mbrostar të Fierit.
Trupi i pajete i rojes është gjetur nga banore te zonës, jashtë serave. Trupi i goditur me thikë disa herë, ështe gjetur jashtë godinës ku qëndronte për të ruajtur objektin.
Objekti është i ruajtur me kamera sigurie. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e Fierit, e cila po merr të gjitha provat nga vendi i ngjarjes që mund te çojne tek autori i saj.
Ekspertëe të drejtorisë së policisë fier po krehin të gjithë zonën. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person i vetëm ai qe ka kryer vrasjen dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Sipas të dhënave nga fshati ku banonte roja e serave, Petraq Gjika, i ndjeri kishte kohë që punonte roje nate. Para disa kohësh ai kishte pasur një konflikt ku edhe është rrahur.
Top Channel