Kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh gjatë takimit të ditës së sotme me kryetarët e degëve të PD-së, se nisma e Ballkanit të Hapur është e iniciuar nga Rusia dhe një gjë të tillë e ka firmosur edhe Sergei Lavrov.
Ai u shpreh se Open Balkan I kundërvihet totalisht procesit të Berlinit
“Ballkani i Hapur është një kundërvënie flagrante e procesit të Berlinit, është një projekt rus nuk është e paqëllimtë. E firmosi edhe Lavrov. Për këtë po punon Rama, pra ky është Ballkani i Hapur në rrafshin politik. Asnjë njeri nuk e përgënjeshtron dot Lavrovin.
Vetëm në këtë mënyrë ata janë duarlirë të bëjnë çfarë të duan. Këta janë zyrtarët më të lidhur me krimin në Europë dhe në botë. BE-ja nuk i kapërdin dot e nuk i lejon dot.
E vërteta e tyre është ti kundërvihen Berlinit që ka rreth 30 miliardë euro investime në Ballkan. Në këtë kontekst PD-ja është në një mision të madh, në mbrojtjen e interesit të përbashkët.
Ne përballemi sot me një armik tjetër të egër, George Soros, ai punonte kundër shqiptarëve për Beogradin. Pasi dështoi me projektin e kufijve, filloi me projektin tjetër, Ballkanin e Hapur.”
Top Channel