Dy ish-vartësit e Thoma Gëllçit, Julain Tapia e Ervin Murja janë liruar nga qelia.

Avokatët mbrojtës të tyre i janë drejtuar gjykatës me kërkesë për shuarje të masës së sigurisë pasi duke llogaritur edhe paraburgimin, ata kanë përfunduar dënimin. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela.

Dy anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Ervin Muraj u dënuan me nga 1 vit burg secili, për akuzën e “Shkeljes se barazisë në tendera”. Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekësh, me qëllim blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, akuzohen për shkelje të barazisë në tender.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre. Për këtë akuzë, më 2 qershor, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të dënojë, duke e shpall fajtor ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi duke e dënuar atë me 2 vite burg. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit u reduktua në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Duke llogaritur edhe paraburgimin, ish drejtori i TVSH-së, Gëllçi, pritet që të përfundojë dënimin në muajin shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA