Foto ilustruese

Tre persona janë kapur gjatë natës duke transportuar emigrant të paligjshëm në vendin tonë.

Në Fier, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, policia njofton se ka ndaluar automjetet tip “BMW” dhe “Audi”, ku ndodheshin 11 refugjatë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

Në pranga kanë rënë 33-vjeçari me iniciale R.J., 34-vjeçari me iniciale A.B. dhe 36-vjeçari me iniciale A.D., që po ndihmonin emigrantët kundrejt pagesës.

Ata do të hetohen më tej nga Prokuroria e Fierit.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA