Edison Pula është emër i njohur për policisë shqiptare dhe italiane, ai autor i grabitjeve të disa shtëpive.
27-vjeçari ka qenë pjesë e bandës së Niklës me aktivitet kriminal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe prodhimit e shitjes së trafikimit të lëndëve narkotike.
Në vitin 2016, u arratis nga Komisariati i Krujës duke kapërcyer murin rrethues. Pula u arrestua në Itali shkurtin e kaluar në qendrën tregtare Emisfero di Silea.
Të enjten në mëngjes, bashkë me dy shqiptarë të tjerë, Pula ka prerë hekurat e qelisë në burgun e Trevisos dhe më pas ka përdorur çarçafë për të zbritur poshtë. Dy nga të arratisurit janë kapur menjëherë, ndërkohë që në arrati është 27-vjeçari, i dënuar për tentativë vrasjeje, grabitje, mbajtje eksplozivi dhe vepra të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.
Top Channel