Mitsotakis për zgjerimin: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, brenda vitit 2033

10/06/2022 15:49

Është koha të rikthejmë në shina integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, thotë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Në një shkrim të botuar tek  ‘Politico’ teksa në Greqi mbahet samiti mbi Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), shefi i ekzekutivit në Athinë bën thirrje për hapa konkretë e thotë se BE-ja duhet të sigurojë brenda vitit 2033, integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në atë që ai e quajti “një hap ambicioz por të nevojshëm”.

Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë i ka dhënë një ndjenjë të re urgjence nevojës për të lidhur Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Kosovën më afër me 27 vendet anëtare të BE-së, pjesërisht për t’iu përgjigjur rritjes së ndikimit rus dhe kinez në rajon.

“Takimet e sotme vijnë më pak se dy javë nga samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel dhe Këshilli Europian, ku mund të merren vendime të rëndësishme për rajonin dhe të ardhmen e bllokut. Dhe Ballkani, si shumë herë më parë në historinë e tij, qëndron përsëri në vijën e frontit të sferave konkurruese të influencës, e lëkundje ogurzeza mund të ndihen nën sipërfaqe. Për këtë arsye, është koha që BE-ja të jetë e sinqertë me veten dhe me rajonin”, tha Mitsotakis.

Bllokut, thotë Mitsotakis, duhet të dëshmojë se kur paraqet një vizion, ka synimin dhe kapacitetin ta ndjekë atë deri në fund. E vizioni i pranimit në BE për rajonin, vazhdon shkrimi, është bërë “i paqartë, duke u zbehur në sytë e qytetarëve të frustruar dhe të zhgënjyer”, ndërsa zgjerimi i Bashkimit Europian ka ngecur vitet e fundit për shkak të shqetësimeve të sigurisë, qeverisjes dhe emigracionit.

Mesazhi im sot është i qartë, thotë Mitsotakis,  në përputhje me kriteret e përcaktuara, le të ofrojmë integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033, çka është e vonuar, dhe hapi parë duhet të jetë një marrja e një vendimi brenda dy javësh në Bruksel, për të zhbllokuar rrugën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA