Nisin provimet e maturës/ 33 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë japin sot gjuhën e huaj

09/06/2022 15:30

Gjuha e huaj hapi sezonin e provimeve për 33 mijë maturantë, ku prej tyre rreth 1300 ishin përsëritës.

Në 167 qendra testimi me 7 mijë mësues administrues në të gjithë Shqipërinë, ora 10 shënoi fillimin e provimit të parë të maturës shtetërore 2022 këtë 9 qershor, teksa koha për plotësimin e testit ishte 2 orë e 30 minuta.

Fytyrat e qeshura të nxënësve pas daljes nga provimi i parë tregojnë se notat e pritshme do të jenë të mira, por frikën e kanë për provimet e tjera, pyetjet e të cilave në maturat e shkuara kanë shkaktuar dhe protesta.

Sfida e radhës për maturantët është të shtunën me testin në gjuhën shqipe dhe letërsi, për të vijuar në 17 qershor sezonin e provimeve me lëndën e matematikës, e një javë më pas në 24 qershor me testin e fundit në lëndën me zgjedhje.

Të liruar nga masat anti-covid, por jo nga emocionet e testimit të njohurive të marra përgjatë 3 viteve të vështira, maturantët dhe familjarët e tyre kanë një kërkesë për Ministrinë e Arsimit.

“Le të jenë testet e tjera në nivel mesatar se kanë goxha mangësi. Kanë bërë mësim në kohë të vështirë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA