Tre fidera të NS Selitë janë stakuar si masë sigurie me kërkesë të policisë për shkak të daljes së lumit Lana nga shtrati.

Këto linja furnizojnë  pjesërisht zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj.

Pas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSSH rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat.

“Aktualisht po i japim gradualisht energji zonave të prekura nga masa e sigurisë deri në rikthimin e plotë të energjisë në të gjitha zonat”, shkruhet në njoftimin e OSHEE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA