Foto ilustruese

Një 26-vjeçar me iniciale D. H., banues në Lushnje është arrestuar pasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike, cannabis sattiva. Gjatë kontrollit të policisë në fshatin Dhërmi të Himarës iu konstatua lënda narkotike. Mbi të rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

23-vjeçari me iniciale A. R., banues në Sarandë është arrestuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Pas kontrolleve të policisë rezultoi që automjeti të ishte i vjedhur në Itali.

Katër të rinj përkatësisht të moshave 22, 21, 22 dhe 18 vjeç, janë shpallur në kërkim për plagosje e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil ku gjatë një sherri të rinjtë kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit A. A., 49 vjeç; L. A., 46 vjeç dhe F. A., 43 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA