40% më shumë shtetas shqiptar dhe të huaj kanë hyrë dhe dalë nga aeroporti i Rinasit këtë periudhë, krahasuar me vitin 2019, si viti me fluksin më të lartë para pandemisë. Për të përballuar fluksin në rritje të turistëve policia ka marrë masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
“I gjithë stafi i Komisariatit të Rinasit ka kaluar në turn 12 orësh, me synim përballimin e fluksit të udhëtarëve. Në rastet kur ka fluks të shtuar në pikat kufitare, autoritetet shqiptare e kanë detyrim të bëjnë lehtësim kalimi për të shmangur pritjet dhe radhët e gjata kilometrike”, tha Drejtor i Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj .
Por krahas përballimit të fluksit të turistëve policia është e orientuar për të krimet ndërkufitare. Sipas drejtorit të Kufirit dhe të Migracionit, falsifikimi i dokumenteve dhe mosdeklarimi i të hollave në kufij janë paligjshmëritë kryesore që haset më shumë në pikat kufitare.
Top Channel