Pamjet e qytetarit që hedh gurë drejt tigrit në kopshtin zoologjik në kryeqytet, që ka vetëm pak ditë që është hapur, rikthyen në kujtesë rastet e shumta të keqtrajtimit të kafshëve, shpeshherë të postuara në rrjete sociale dhe nga vet abuzuesit.

Kjo mënyrë sjelljeje ndaj kafshëve që dënohet prej çdokujt që e shikon, dënohet edhe nga ligji.

“Këto janë akte të dënueshme në Republikën  e Shqipërisë bazuar  në ligjet në fuqi tashmë ne kemi dhe ligjin për mirëqenien e kafshëve i miratuar para 6 vitesh dhe kuptohet që dhunimi i kafshëve është vepër penale, çdokush që bën veprime të tilla bën shkelje ligji”, thotë Dritan Laçi, Pedagog UB, mjekësi veterinare.

Agjencia e Parqeve dhe Rekracionit që ka në administrim kopshtin zoologjik, pamjet filmike të një dite më parë i ka dërguar në prokurori.

Për të parandaluar raste të tilla nuk ka një punonjës të caktuar në kopsht, por pranë tij qëndron një patrullë e policisë bashkiake, e cila sinjalizohet në rast nevoje.

Mbajtja e një kafshëve shtëpiake kërkon përgjegjësi. Por nuk kanë qenë të pakta raste kur vet të zotët shfaqin neglizhencë ndaj tyre.

Duhet të kemi qasje shume paqësore ndaj kafshëve duhet të përkujdesemi për to si në aspektin shëndetësor si dhe në aspektin kur ato janë pjesë e ambienteve ku ne jetojmë në lidhje me ushqimin dhe trajtimet dhe nevojat e ndryshme që mund të kenë, por duhet të identifikojmë dhe rastet kur dhunohen dhe të njoftojmë strukturat përkatëse”, shton Laçi.

Rasti më i fundit ishte i një 20-vjeçari i cili u procedua penalisht nga komisariati nr.4 në Tiranë për keqtrajtim të një qeni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA