Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski pati një ftesë të drejtpërdrejtë  për Kosovën dhe Albin Kurtin: Bashkohuni me Open Balkan, është më e mira për të gjithë.

“Ftesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është e hapur. Ne i bëjmë thirrje të na bashkohen të gjithë. Na priftë e mbara në këto procese që kemi nisur. Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së dhe se vendi i secilit vend të rajonit është në Bashkimin Europian”, tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha nga Ohri, se nuk e ka problem të flasë me palën kosovare për “Ballkanin e Hapur”.

“Shikoni shkëmbimin tregtar në CEFTA, sot është shumë herë më i madh se në fillim. Kjo sjell përfitime për Ballkanin”, u shpreh ai.

“Ballkani i Hapur është iniciativa më e mirë që kemi pasur për dekada. Ndryshe nga tjerët, nuk kam pse justifikoj, nëse dikush do apo nuk do të hyjë. Nëse do të bashkohet, atëherë bashkohet, nëse jo atëherë jo. Kemi rritje të konsiderueshme në tregti”, tha Vuçiç.

Sinjale pozitive për iniciativën dërgoi dhe Mali i Zi, kryeministrit i të cilit Dritan Abazoviç e ka përshëndetur këtë nismë, mori pjesë në samit në cilësinë e vëzhguesit , si dhe Bosnje Hercegovina.

Kryetari i Këshillit të Ministrave të saj Zoran Tageltija, deklaroi në Ohër se pret që presidenca boshnjake pritet të marrë së shpejti një vendim për t’iu bashkuar dhe ajo Ballkanit të Hapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA