Ndryshimet në Gjykatës e Apelit kanë bërë që të ndryshojë dhe gjykatësja që do të shqyrtojë çështjen e përplasjes mes palëve brenda Partisë Demokratike.

Me shtimin e gjyqtarëve, këtë javë numri i tyre në Apel shkoi 14 dhe kjo solli rishortim të dosjeve edhe njëherë nga fillimi. Kështu, 12.863 çështjet civile të regjistruara nga viti 2016-22.04.2022 iu nënshtruan procedurës së rishortimit, mes tyre edhe çështja e PD-së. Në bazë të shortit elektronik dosja e mësipërme gjyqësore i ka rënë për gjykim gjyqtares relatore
Irida Kacerja.

Gjykata e Tiranës më 22 prill pranoi ankimin e PD-së, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, duke legjitimuar atë si ankues dhe duke pranuar të drejtën e ankimit.

Beteja do të zhvillohet tashmë në gjykatën e Apelit, pas vendimit të gjyqtares Blerina Muça për të pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt, ku Gjykata pranon si palë në proces, nënkryetarin e PD-së Alibeajn.

Më 18 mars, gjyqtarja Blerina Muça vendosi pranimin e kërkesës së PD dhe depozitimin e statutit e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i mbajtur më 17 Korrik 2021.

Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri vendosi që organi zyrtar i PD të jetë Komisioni i Rithemelimit, për të cilin është paraqitur ankimim nga Alibeaj

Kujtojmë se Agron Zhukri vendosi: Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

Gjykata e Apelit gjithashtu u bëri thirrje palëve politike që të mos ndërhyjnë në institucionet e drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA