Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar  në Korçë, pasi po kalonin në kufi 11 emigrantë në mënyrë të paligjshme, kundrejt shpërblimit.

Operacioni policor i koduar “Perimetri” u finalizua me arrestimin  e A. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, A. M., 24 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë.

Emigrantët po transportoheshin me dy automjete 2 automjete, përkatësisht “Benz” me drejtues shtetasin A. Xh. dhe “Opel” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer të arrestuarin tjetër. Në këto automjete ishin emigrantët e paligjshëm, të cilët po transportoheshin në drejtim të Tiranës.

Po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA