Pas dy vitesh mungesë në Prishtinë është rikthyer panairi i librit. Lexues të shumtë brenda dhe jashtë pallatit të rinisë patën mundësinë të zgjedhin libra nga më shumë se 100 shtëpi botuese.

Megjithatë, për ta mbetet shqetësues çmimi i librave, ndonëse është deri diku i arsyeshëm.

Në panairin pesë ditor të librit, shtëpitë botuese synojnë t’i ofrojnë materiale të shumta lexuesve, po ashtu me çmime të arsyeshme.

Pjesë e hapjes së panairit u bë edhe ministri i kulturës, Hajrullah Çeku, që e cilësoi këtë vit si nga më të mirët. Panairi i sivjetmë i librit në Prishtinë do të jetë i hapur nga 7 deri më 12 qershor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA