Bajram Begaj në hetim për tjetërsimin e bazave ushtarake? SPAK: E pavërtetë

07/06/2022 16:16

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit përgënjeshtron lajmet që qarkullojnë prej disa ditësh se presidenti i zgjedhur Bajram Begaj është nën hetim.

Interesimit të ReportTv me një kërkesë drejtuar kreut të SPAK, Arben Kraja ky institucion iu përgjigj se nuk ka asnjë hetim ndaj shtetasit Bajram Begaj apo ky shtetas të jetë në hetim prej Prokurorisë së Posaçme.

“Nuk është në hetim dhe nuk ka ndonjë hetim ndaj tij” u shpreh Kraja.

Prej disa ditësh në media pas propozimit të emrit të ish-shefit të shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj dhe më pas votimit të tij si president, qarkullon si lajm se Begaj është në hetim nga SPAK. Ai është ndër emrat e kallëzuar penalisht nga ish-ushtaraku Artur Meçollari për tjetërsimin e bazave ushtarake, por SPAK e mohon që Begaj të jetë në hetim apo në emri i tij të jetë regjistruar si person në hetim në regjistrin e veprave penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA