Policia greke ka neutralizuar një 29 vjeçar i cili kërcënonte me sëpatë dhe thikë kalimtarët .

Ngjarja ndodhi në lagjen Pagrati të Athinës,ku sipas policisë greke,29 vjeçari me shtetësi shqiptare po dëmtonte automjetet e parkuara me një sëpatë që mbante në dorë.

Në zonë mbërriti policia e ndërhyrjes së shpejtë me 4 motorçikleta. Fillimisht 29 vjeçari,emri të cilit nuk bëhet publik,kërcënoi edhe punonjësit e policisë dhe në vazhdim u afrua atyre me sëpatë në dorë.

Policët ruajtën qetësinë dhe falë ndërhyrjes të shpejtë,mundën ta çarmatosin dhe neutralizonin autorin.

Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Atikës nën akuzat e kërcënimit me jetë për shkak të detyrës,ndërkohë që pritet të kalojë në test psikologjik për të parë gjendjen e tij psikologjike.

Autoritetet kanë hapur një hetim për të mësuar arsyet e incidentit i cili për pak mund të ishte kthyer në skenë krimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA