Grabitja e bankës në Koplik! Pas një muaji arrestohen 3 autorët, kushërinj nga Malësia e Madhe

05/06/2022 10:15

Ky është moment kur më 9 maj, 3 persona të veshur me të zeza me maskë në fytyrë dhe të armatosur me kallashnikov grabitën filialin e një banke në Koplik.

Gazetraja Dorjana Bezat ka siguruar për “Top Channel” pamhe të shkëputura nga kamerat e sigurisë, ku duket moment i hyrjes në bankë të një personi të maskuar me armë në dorë, i cili siç duket ka si “peng” rojën e sigurimit.

Një muaj pas kësaj grabitje policia mundi të identifikojë dhe arrestojë autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.
Nw pranga ranë Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe.
Identifikimi I tyre erdhi pas një pune hetimore 4 javore e cila u përqëndrua kryesisht tek kamerat e sigurisë. Policia identifikoi se disa ditë para ngjarjes 22 vjeçari Bekim Guraj I veshur si punonjës policie qëndronte përpara bankës dhe studio ambjentin e bankës dhe më pas në bashkëpunim me 2 kusherinjtë e tij Armir dhe Admir Shabaj me një mjet Golf 3 të maskuar dhe të armatosur me 2 kallashnikove kryen grabitjen.

Pasi morën nën kërcënimin e armës 18 milionë lëkë nga banka autorët e kanë djegur mjetin tek “Rrethrrotullimi i Bajzës” dhe janë larguar me një mjet tjetr që e grabitën në rrugë të cilin e braktisën në fshatin Shegan. Në ujrat e Syrit të sheganit hodhën dhe armët që kryen grabitjen, të cilat u gjetën nga polumbarët e Reneas.

Policia e shkodres, forcat operacionale dhe renea ushtruan kontroll edhe në banesa të miqve të autorëve por edhe në banesa që dyshohet se përdoreshin prej tyre. Falë këtyre kontrolleve policia zbuloi një shtëpi bari, sekuestroi lëndë narkotike si edhe pjisje që përdoreshin për rritjen e drogës.

Policia sekuestroi 31 kilogramë kanabis dhe arrestoinë flagrancë 6 persona të tjerë, 3 janë proceduar ndërsa një është një kërkim. gjatë kontrollit të banesës së Ramiz Nikdukaj, 64 vjeç, në Koplik, u zbulua një shtëpi bari dhe 22 kilogramë kanabis sativa gati për shitje. Edhe në oborrin e shtëpisë ai kishte kultivuar rreth 300 rrënjë kanabis mes hardhive të rrushit. Ai u arrestua ndërsa djali I tij u shpall në kërkim. Në pranga ranë dhe 2 punëtorët e tij nga cërriku që mirëmbanin lëndën narkotike.

Ndërsa në banesën e Albin Shabaj, i cili ka lidhje shoqërore me autorët e grabitjes së bankës, u gjetën dhe u sekuestruan 9 kilogramë kanabis. Për këtë u arrestuan në flagrancë vëllezërit Albin dhe Altin Shabaj, si dhe babai i tyre, Ermir Shabaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA