Pas investigimit të “Fiks Fare”, arrestohet Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë bashkë me tre inspektorë

03/06/2022 14:48

Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni ka rënë në prangat e policisë bashkë me tre inspektorë.

Burime bëjnë me dije se janë arrestuar inspektorët Armando Lleshaj dhe Tom Zogaj (Gjelaj), si dhe është shpallur në kërkim Pashk Ndoka.

Hetimet nisën pasi në emisionin investigativ në Top Channel, “Fiks Fare” u denoncua hedhja e inerteve në zonën e mbrojtur të Vainit, e cila po ndodhte prej disa javësh.

Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë ”Arrest me burg” nga Gjykata e Lezhës, me kërkesë të Prokurorisë, pas një hetimi disa javor, për hedhjen e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe tjetërsimin e pronave në zonën e mbrojtur të lagunës Kune-Vain.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA