“Fitorja do të jetë e jona”, kështu tha presidenti ukrainas në një video mesazh jashtë strehimit të tij në kohën kur shënohen 100 ditë luftë me rusët.
“Kryeministri i Ukrainës është këtu, Podolyak është këtu dhe presidenti juaj është këtu. Ekipi ynë është shumë më i madh. Forcat e armatosura të Ukrainës janë këtu. Dhe më e rëndësishmja, njerëzit, tanë janë këtu, duke mbrojtur Ukrainën për 100 ditë tashmë. Lavdi Ukrainës”, tha Zelensky.
Ndërkohë Kievi tani duket më i qetë, pas betejave të ashpra për të mos lejuar rusët të kapin qytetin. Kryeqytetasit tregojnë tanimë për ndikimin emocional të konfliktit dhe shpresojnë se vendet e tjera do të vazhdojnë të ofrojnë armë dhe ndihma të tjera .
“Është shumë e vështirë emocionalisht të përqendrohesh në ndonjë gjë tjetër përveç luftës dhe është shumë e vështirë të studiosh në këto rrethana. Perëndimi duhet të na mbështesë në çdo mënyrë të mundshme, humanitare, ushtarake, gjithçka që mundeni”, tha Andriy Tkachenko.
“Burri im mbrojti Kievin dhe tani ai po shërben në rajonin e Mykolaiv. Vetëm besoni në Ukrainë, besoni në njerëzit tanë. Ne mund të bëjmë gjithçka, vetëm na ndihmoni!”, tha Tetyana Marushchak.
“Unë mendoj se lufta do të zgjasë dhe nuk do të përfundojë shpejt. Sipas parashikimit tim, do të zgjasë të paktën edhe gjashtë muaj të tjerë. Kjo do të varet nga furnizimi me armë për ne, nga shpirti i ushtarëve tanë dhe gjithashtu. Sanksionet ndaj rusëve”, tha Igor Prokopchuk.
Ndërkohë në këtë fazë të luftës, fokusi i Rusisë tashmë është lidhja e Ukrainës. Në qytetin e Slovyansk në rajonin e Donetsk, situata është mjaft e tensionuar dhe ka raportime se rusët po përgatisin një sulm të egër.
Luftimet vazhdojnë edhe në qytetin kyç lindor të Severodonetsk, i cili tani është kryesisht nën kontrollin e trupave ruse.
Marrja e Severodonetsk do të nënkuptonte se Rusia kontrollon pothuajse të gjithë Luhanskun, pjesë e përpjekjes së Moskës për të kapur Donbasin në tërësi.
Top Channel