Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sërish sot ndërprerjen e aktivitetit të bordeve të monitorimit, të cilët I konsideroi shushunja të vjedhjes së Ramës. Pas apelit drejtuar qeverisë për të ndërprerë veprimtarinë e bordeve,Berisha iu kërkoi sot anëtarëve të tyre, të dorëhiqen.
” Bordet antikushtetuese janë shndërruar në megashushunjat e Ramës që po vjedhin cdo ditë qytetarët shqiptarë. Cmimi I naftës, dje në Maqedoni ishte 1850 lekë, kundrejt 2450 në Shqipëri, cmim i tillë nafte ekziston vetëm në cifligun e Ramës, që shpiku këtë mekanizëm duke dhunuar kushtetutën, për të plackitur qytetarët bashkë me klientelën e tij. Të dhënat e politikave të Ramës ndaj shqiptarëve janë tepër alarmante.
Organizatat kanë dhënë alarmin se 300 mijë fëmijë shqiptarë kërcënohet për ushqimin etyre të përditshëm. Asnjë vend s’mund të ketë borde që kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë.
Bordet u ngritën me qëllimin e vetëm për të diktuar cmime stratosferike. Kërkoj ndërprerjen e veprimtarisë së tyre, u bëj thirrje anëtarëve të bordit të japin dorëheqjen.” u shpreh Berisha.
Top Channel