Pas SHBA-së, Gjermania: Nis sistemet më të fuqishme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë!

02/06/2022 15:28

Pas super sistemeve raketore nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina merr një ndihmë të rëndësishme ushtarake edhe nga Gjermania.

Kancelari Olaf Scholz premtoi dërgimin e një sistemi modern të mbrojtjes ajrore për të  luftuar kundër agresorëve ruse, e përpos kësaj, një radar lokal i aftë të zbulojë artilerinë do të vihet në dispozicion të Forcave të Armatosura ukrainase.

“Në javët në vazhdim, do të dërgojmë edhe më shumë armatime. Qeveria ka vendosur të nisë sistemin Iris-T, më moderni që zotërojmë aktualisht. Në këtë mënyrë, ne i krijojmë Ukrainës mundësinë të mbrojë një qytet të tërë nga sulmet ajrore ruse.”– tha Scholz

Presidenti rus Putin, tha Scholz,  nuk duhet ta fitojë luftën në Ukrainë. Kryetarët e grupeve parlamentare të Të Gjelbërve dhe FDP, Haßelmann dhe Dürr, bënë komente të ngjashme. Scholz i hodhi poshtë akuzat e CDU/CSU se Gjermania nuk donte ta furnizonte Ukrainën me armë të rënda.

Politikani socialdemokrat iu referua në veçanti shkëmbimit rrethor të mjeteve luftarake të këmbësorisë të rënë dakord me Republikën Çeke dhe Greqinë, si dhe dërgimin e planifikuar të dymbëdhjetë tankeve së bashku me Holandën.

Me herët, presidenti amerikan Joe Biden tha në një shkrim për gazetën “New York Times” se Ukraina, në mbrojtjen e saj kundër Rusisë, duhet të jetë në gjendje të godasë me saktësi objektiva të rëndësishëm në fushën e betejës. Ai theksoi se kjo, megjithatë, nuk do të i krijon mundësi Ukrainës që të sulmojë rajonet në Rusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA