25/12 17:10
Ministri rus i ekonomisë thotë se në Rusi do të shkurtohen vendet e punës dhe do të ulen investimet pas sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore.
Maksim Reshetnikov tha në një konferencë për shtyp se papunësia ende është e ulët, por shifrat pritet të ndryshojnë.
“Një krizë e zgjatur e kërkesës mund të çojë në një ulje të punësimit. Ne shohim se këtu ka rreziqe”, tha ai.
Ekonomia e Rusisë është goditur nga sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore që nga shkurti, kur nisi lufta në Ukrainë.
Goditja fillestare e detyroi tregun e aksioneve në Rusi të mbyllej përkohësisht. Megjithatë, rubla është kthyer në nivelet e paraluftës falë ndërhyrjeve të Bankës Qendrore të Rusisë.
Top Channel