Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi iu gjet armë me vete.

Ai u arrestua në një lokal në fshatin Muriqan, ndërsa sekuestrohet arma e zjarrit dhe municioni luftarak.

Nga hetimet e kryera, K. K., 43 vjeç, banues në fshatin Muriqandyshohet se është bashkëpunëtor në disa vjedhje në Shkodër dhe në Malin e Zi.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim edhe me homologët malazezë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Sipas policisë, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA