Vendet perëndimore duhet të përgatiten për një “luftë të gjatë ” në Ukrainë, kështu paralajmëroi shefi i NATO-s Jens Stoltenberg pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Joe Biden.
“Luftërat janë nga natyra të paparashikueshme, dhe për këtë arsye ne thjesht duhet të përgatitemi për një kohë të gjatë, sepse ajo që shohim është se kjo luftë tani është kthyer në një luftë rrënimi, ku ukrainasit po paguajnë një çmim të lartë për mbrojtjen e vendit të tyre”.
Stoltenberg gjithashtu theksoi se NATO duhet të parandalojë pushtimin rus të Ukrainës ,nga përshkallëzimi për t’u shndërruar në një luftë të plotë midis Rusisë dhe NATO-s.
“Përgjegjësia e NATO-s është të ndihmojë dhe mbështesë Ukrainën. Shumica e luftërave , dhe gjithashtu me shumë gjasa kjo luftë, në një farë pike do të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Por ajo që dimë është se ajo që ndodh rreth një tavoline negociuese është e lidhur shumë ngushtë me situatën në terren, në fushën e betejës”.
I pyetur nëse Ukrainës po i bëhej presion nga Perëndimi për të pranuar lëshime të territorit për të negociuar paqen, Stoltenberg tha se “nuk i takon aleancës se çfarë duhet të pranojë apo jo Ukraina”.
Shefi i NATO-s nuk pranoi të komentonte nëse aleanca po diskutonte shoqërimin detar për të eksporteve të grurit të bllokuara në Ukrainë nga rusët, por tha se ai mirëpret përpjekjet për të gjetur zgjidhje.
Top Channel