Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, ishte pjesë e homazheve që u zhvilluan ditën e sotme në Presidencë për nder të ish-Presidentit Bujar Nishani.
Balla u shpreh për mediat që edhe pse Nishani ishte kundërshtari i tij, ka vlerësim maksimal për të, pasi i ndjeri e ka respektuar kushtetutën dhe të gjitha institucionet shtetërore për sa kohë ishte në detyrë.
“Bashkë me kolegë kemi qenë sot për të dhënë lamtumirën e fundit një shtetari si Bujar Nishani. Do ruaj gjithmonë respektin për Bujar Nishanin, kundërshtar por natyrshëm një personalitet i respektuar që erdhi nga fusha ushtarake por që tregoi disa herë me radhë respektin ndaj kushtetutës. Ai ka treguar vlerësim maksimal ndaj Kushtetutës dhe institucioneve. I shpreh familjes Nishani ngushëllimet më të sinqerta, nuk qe e shkruar të fitonte betejën për jetën por ngushëllimet tona mbeten nga më të sinqertat.”
Top Channel