
24/02 23:02
Ditën e sotme Mbretëria e Bashkuar ka festuar 70 vjetorin e Mbretëreshë Elizabet II në fron.
Pjesë e festimeve ishin edhe shfaqjet në qiell, të cilat e bënë atmosferën më të madhe. Avionët luftarakë formuan në qiell numrin 70 në nder të Mbretëreshës.
Jo të gjithë e pëlqyen këtë gjë, pasi djali i Princit William bëri një gjest të papritur në momentin e shfaqjes.
Teksa po ndiqnin gjithçka nga ballkoni i pallatit mbretërorë, ai mbylli veshët për shkak të zhurmës.
Sipas Sky News, katër vjeçari e kuptoi gabimin dhe i hoqi duart nga veshët, shoqëruar me një fytyrë qesharake.
Top Channel