Theu masën “Arrest shtëpie” dhe qarkullonte në Tiranë me armë në brez, në pranga 34-vjeçari

01/06/2022 10:13

Një 34-vjeçar në arrest shtëpie ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi qarkullonte me armë zjarri.

Gjatë operacionit policor të koduar “Replace” u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

I.K., 34 vjeç, banues në Tiranë akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ai ishte në “Arrest shtëpie”për veprat penale për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA