Kryefjala e kësaj jave ishte një skandal i ndodhur në një fshat të Librazhdit, ku vjehërrit  filmonin nusen e tyre në dhomën e saj të gjumit, teksa e dhunonin fizikisht dhe psikologjikisht, pasi ajo ishte me të dashurin e saj.

Skandali nuk përfundon me kaq, pasi videon e tyre e shpërndanë disa “media”, të cilat e trajtonin gjerë e gjatë tradhtinë, por jo dhunën.

Pyetja lind nëse duhen trajtuar apo jo ngjarje si kjo, dhe nëse po, si dhe në çfarë mënyre.

Gazetari i Top Channel, Arben Manaj në një lidhje skype me “Top Talk” nga Londra, duke bërë paralelizëm nëse do raportohej kjo ngjarje në Britani, tha qartësisht  se rastet ku janë të përfshirë njerëzit e thjeshtë nuk mbulohen, vetëm nëse janë njerëz publik.

Gazetari Arben Manaj: Qielli është limiti për ne gazetarët nëse duhet raportuar apo jo, problem është si duhet raportuar. Problemi është tek fenomeni, jo tek individi. Ndiej keqardhjen për median, e cila shkeli rëndë privatësinë e personit, e drejta e të cilit mbrohet në konventën e të Drejtave të Njeriut. Është e paimagjinueshme që ngjarje të tilla të ndodhin në Britani. Këtu mbulohen ngjarje të tilla, por rrallë të personave të thjeshtë dhe pak më shumë njerëzit publik dhe kanë interes për publikun. Sërish ka disa vija të kuqe që nuk kalohen.

Malaj tha se gjëja më e gabuar që ndodhi me raportimin e mediave në Shqipëri, ishte se nuk u morën me dhunën, por me privatësinë e vajzës.

Arben Manaj: Për mua ishte një ekzekutim i kësaj vajze. Këtu në Britani, nuk do e raportonin këtë. Janë të kujdesshëm në momentin që raportojnë ngjarje të tilla. Në Shqipëri janë marrë me gjëra të tjera, jo me dhunën. Jeta personale është e gjithsecilit. Më ka bërë përshtypje pse nuk reagoi njeri, qoftë një deputet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA