SHBA, kongresi “në këmbë” për aktivisten shqiptare: Projektrezolutë për Vasfije Krasniqi-Goodman

01/06/2022 12:54

Në Kongresin amerikan u paraqit një projekt-rezolutë për të nderuar aktivisten e të drejtave të njeriut, Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Nisma i takon anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Colin Allred, që i bën thirrje SHBA-së të angazhohet për t’u siguruar që qeveria e Serbisë të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjithë ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Demokrati Allred është përfaqësues i shtetit të Teksasit dhe  Krasniqi-Goodman është banore e këtij shteti. Pas shqyrtimit në Komisionin e Punëve të Jashtme, dokumenti kalon në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Jam shumë i frymëzuar nga guximi i Vasifjes për të ndarë historinë e saj të dhimbshme së saj pikëlluese dhe për të hedhur dritë mbi realitetin e dhunës seksuale të kryer nga ushtria dhe policia serbe gjatë luftës së Kosovës,” tha Allred.

“Njoftimet për dhunën seksuale që ndodhin në Ukrainë janë një kujtesë e qartë se nuk duhet t’i harrojmë tragjeditë e së kaluarës dhe të hedhim dritë mbi historitë e të mbijetuarve në mënyrë që të mund të punojmë për identifikimin e përgjegjësisë dhe të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë”, shtoi ai.

Krasniqi-Goodman tha se paraqitja e projekt-rezolutës që dënon përdhunimin si armë lufte dhe thekson nevojën për drejtësi dhe vënie para përgjegjësisë, është një moment krenarie për të si edhe për “20,000 të mbijetuarit e krimeve të luftës seksuale në Kosovë dhe në mbarë botën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA