Referuar të dhënave në qendrën kombëtare të Biznesit, por edhe licencës të marrë nga AMA, kabllori “APT” e ka shtrirë aktivitetin e tij në disa rrethe të vendit Vetëm për vitin 2020 ka deklaruar një vlerë prej rreth 24 mln lekë të reja të ardhura.

Subjekti që zotërohet nga Kostandina Thanasi ka pësuar rritje edhe përgjatë vitit 2021, duke deklaruar një xhiro në vlerën e 39.8 mln lekë të reja.

Kompania është krijuar në vitin 2018. Megjithëse nuk ka shumë vite në treg, zotëron një pjesë të mirë klientele duke raportuar mesatarisht 3.3 mln lekë në muaj xhiro. Një pjesë e aktivitetit ushtrohet në kushtet e paligjshmërisë, duke transmetuar kanale të paautorizuara.

Kjo kompani ka përfituar edhe 4 kontrata publike, ndërsa rezulton të jetë kompani mëmë edhe për shoqërinë “Infinity” një shoqëri që ka si objekt të punës kryerjen e shërbimeve të ndryshme të internetit.

Ne pyetëm disa qytetarë në Sarandë të cilët konfirmojnë se kanë ndjekur ndeshjen sportive përmes sinjalit që sjellë kabllori në shtëpitë e tyre.

“1click” Uan Klik është një tjetër kabllor që operon në qytetin e Sarandës. Ai piraton kanalin televiziv të Top Channel, duke ua dhënë abonentëve të tij kundrejt përfitimit financiar, pa pasur një kontratë për të ripërsëritur sinjalin e Top Channel. Pra, çdo kanal që shpërndahet përmes dekoderit të kabllorit duhet të ketë autorizim, pavarësisht se mund të jenë kanal i lirë.

Nga një hulumtim në qendrën Kombëtare të Biznesit, kjo kompani është krijuar në vitin 2019 dhe zotërohet Skerdilajd Muho. Ne verifikuam ekstraktin e kompanisë për të parë qarkullimet monetare, por nuk gjetëm asnjë pasqyrë financiare, pavarësisht se kompania operon prej 3 vitesh. Nuk dihet nëse jemi para ndonjë ngatërrese apo para një situate evazioni fiskal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA