Gjesti prekës! 9-vjeçarja pret flokët për t’i dhuruar paratë për forcat ukrainase

01/06/2022 16:19

Një vajzë nëntë vjeçare nga Ukraina preu flokët dhe i shiti për të mbledhur para për forcat e armatosura të vendit të saj, të cilët po përballen me ato ruse.

Kira Hubina, nga qyteti verior i Ukrainës, Chernihiv, vendosi të mbledhë para për luftëtarët e vendit pasi ajo dhe familja e saj ndodhen në një vend strehim për tu mbrojtur nga bombardimet ruse.

Babai i vajzës, Ivan, tha për agjencinë ukrainase të lajmeve UNIAN se ishte prekur nga gjesti i vajzës së tij dhe pranoi që ajo t’i priste flokët pasi mësoi për qëllimet e saj.

Sinqerisht, për pak sa nuk qava. Më preku disi,” tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA