Përmes një vendimi qeveria shpall datën 2 Qershor ditë zije kombëtare në nderim të ish presidentit të ndjerë Bujar Nishani. Vendimi parashikon që në të gjitha institucionet publike flamuri të ulet në gjysëm shtizë.
Arkmorti ish presidentit Bujar Nishani mbërriti nga Gjermania në pikën kufitare të Morinit orët e para të mëngjesit të kësaj të Mërkure. Oficerët e policë të Kosovës në këtë pikë kufitare u rreshtuan për të nderuar kortezhin mortor që iu drejtua Tiranës.
Prej orës 10:00 arkmorti ish-Presidentit u vendos në hollin qendror të presidencës, nga ku të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët përfshi shumë qytetarë zhvilluan homazhe.
Të enjten nga ora 10:00 deri 12:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare funebre e homazheve sipas protokollit të Shtetit, për t’iu drejtuar më pas varrezave të Sharrës ku do të prehet zoti Nishani.
Top Channel